Site icon Telegrafi

Zemon: Konfliktet ndëretnike i bëjnë politikanët, qytetarët duhet t’i dënojnë në zgjedhje

Shumicën e konflikteve ndëretnike e bëjnë politikanët ndërsa qytetarët këtë duhet ta vërejnë dhe gjatë zgjedhjeve t’i dënojnë duke mos i përkrahur gjegjësisht votuar.

Këtë e tha Rubin Zemon profesor universitar dhe ish-deputet në Parlamentin e RMV-së.

“Kur kemi kriza atëherë kemi edhe konflikte ndëretnike. Kjo shfrytëzohet nga ana e politikanëve. Do të them se qytetarët i kanë fajet, pasi që ata i votojmë. Në këso raste politikanët duhet të dënohen dhe mos të votohe. Bashkëjetesa nuk trajtohet në nivel shtetëror por në nivel lokal”.

Në debat u përmend edhe rasti kur ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska ende pa u kryer hetimi tha se vrasësi është shqiptar dhe mysliman. /KlanMacedonia/

Exit mobile version