Telegrafi

Zemërohet se tjetri i dha përparësi këmbësorit, shoferi i BMW X5 nxjerr armën (Video)

Në një video që po qarkullon në internet shihet një veturë duke ecur një rruge, që supozohet të jetë diku në Rusi.

Sipas asaj që thuhet, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një rast kur një vozitës, derisa ishte duke ecur me veturën e tij, i jep përparësi një këmbësori.

Gjithsesi, ky veprim i tij e ka bërë nervoz një vozitës prapa tij, i cili voziste një BMW X5.

Dhe pas kësaj, vozitësi i BMW, i zemëruar fillimisht i ka penguar vozitjen e mirëfilltë tjetrit, dhe më pas edhe ka nxjerrë armën duke e drejtuar nga ai. /Telegrafi/