Site icon Telegrafi

Zemërohet Mourinho: Kurrë nuk kam bërë raporte për Chelsean

Jose Mourinho (Foto by Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Jose Mourinho është i zemëruar me pretendimet se një raport ekskluziv i Chelseat është i lidhur me të.

Një analizë e jashtëzakonshme taktike e Barcelonës u bë për portugezin, ndërsa ishte në krye të klubit nga Stamford Bridge përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve së vitit 2006.

Trajneri mbështeti pjesën më të madhe të planifikimit të londinezëve për dy ndeshjet kundër Barçës, e cila atëbotë drejtohej nga Frank Rijkaard.

Jose Mourinho (Foto by Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

“Më vjen keq që duhet t’iu zhgënjej të gjithë atë që mendojnë se unë e kam shkruar raportin, por unë nuk e kam bërë, pra raporti nuk është i imi”.

“Raporti i fundit që kam shkruar e kam në shtëpi. Isha në Barcelonë dhe kjo ishte në sezonin 1999/2000. Isha asistent dhe me kolegët e tjerë kisha përgjegjësinë e analizimit dhe përgatitjes së dokumenteve për kundërshtarët tanë.

“Raportet zyrtare janë bërë gjithmonë nga analistët, asistentët dhe teknikët e kompjuterët, por kurrë nga unë”, tha strategu për The Sun.

Ndryshe, Mou tash e sa kohë po punon si analist sportiv pas shkarkimit si trajner i Manchester Unitedit. /Telegrafi/

Exit mobile version