Telegrafi

Zemërohen serbët: Kolinda e puthi Thaçin, Nikoliqit i zgjati vetëm dorën (Foto)

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq dhe presidentit i Kosovës Hashim Thaçi, janë përshëndetur në mënyra të ndryshme nga presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq.

Mediat serbe kanë kritikuar mënyrën se si Kolinda Grabar Kitaroviq ka përshëndetur presidentët e dy vendeve.

Sipas mediave në fjalë, presidentja kroate ka injoruar tej mase Nikoliqin, ndërsa nga ana tjetër e ka vlerësuar shumë Thaçin.

“Siç shihet në fotografi presidentja kroate ka përshëndetur presidenti serb vetëm me një zgjatje dore, ndërsa presidentit të Kosovës i urojë mirëseardhje të përzemërt – me një të puthur në faqe”, shkruan B92.


Liderët e rajonit u takuan në Sarajevë në Samitin “Bërdo-Brione” me iniciativën e presidentit slloven dhe kroat, si dy vendeve në kuadër të Bashkimit Evropian.

Në këtë takimi morën pjesë presidenti i Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi, si dhe anëtarë të Kryesisë së Bosnjës.