Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq dhe presidentit i Kosovës Hashim Thaçi, janë përshëndetur në mënyra të ndryshme nga presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq.
Mediat serbe kanë kritikuar mënyrën se si Kolinda Grabar Kitaroviq ka përshëndetur presidentët e dy vendeve.
Sipas mediave në fjalë, presidentja kroate ka injoruar tej mase Nikoliqin, ndërsa nga ana tjetër e ka vlerësuar shumë Thaçin.
Liderët e rajonit u takuan në Sarajevë në Samitin “Bërdo-Brione” me iniciativën e presidentit slloven dhe kroat, si dy vendeve në kuadër të Bashkimit Evropian.
Në këtë takimi morën pjesë presidenti i Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi, si dhe anëtarë të Kryesisë së Bosnjës.