Telegrafi

Zemërgjerësia e Valit: I dhuron gur diamanti gruas së dëshmorit, për mjekimin e djalit në Turqi

Se Valentino Corleone është zemërgjerë, kjo është ditur prej kohësh, ndërsa ‘Kingu’ e ka dëshmuar këtë edhe një herë.

Gruaja, e cila prezantohet si e veja e dëshmorit, në videon e publikuar në faqen e Valit në Facebook, tregon se ka kërkuar ndihmë nga të gjithë, por nuk ka gjetur ndihmë.

Ajo thotë se e ka djalin qe një vit e gjysmë të sëmurë me tumor, të cilin e ka pasur nëpër spitalet e Kosovës dhe të Shqipërisë, por ai ka nevojë të mjekohet në Turqi.

Lexo po ashtu Vali Corleones ia keqpërdorin emrin fytyrat publike, ky është reagimi i Kingut (Foto)

Dhe derisa të gjithë ia kanë mbyllur dyert, ajo ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Vali. Ndërsa ‘Kingu’ shprehet i gatshëm për t’ia dhuruar një gur diamanti ‘Colombian Emerald’ që e mbulon shumën e nevojshme për mjekimin e djalit. /Telegrafi/