Se Valentino Corleone është zemërgjerë, kjo është ditur prej kohësh, ndërsa ‘Kingu’ e ka dëshmuar këtë edhe një herë.
Gruaja, e cila prezantohet si e veja e dëshmorit, në videon e publikuar në faqen e Valit në Facebook, tregon se ka kërkuar ndihmë nga të gjithë, por nuk ka gjetur ndihmë.
Ajo thotë se e ka djalin qe një vit e gjysmë të sëmurë me tumor, të cilin e ka pasur nëpër spitalet e Kosovës dhe të Shqipërisë, por ai ka nevojë të mjekohet në Turqi.
Dhe derisa të gjithë ia kanë mbyllur dyert, ajo ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Vali. Ndërsa ‘Kingu’ shprehet i gatshëm për t’ia dhuruar një gur diamanti ‘Colombian Emerald’ që e mbulon shumën e nevojshme për mjekimin e djalit. /Telegrafi/