Mesazhi i fundit i liderit të opozitës ruse, Alexey Navalny në platformën e mediave sociale X ishte të mërkurën, më 14 shkurt, kur i dedikoi disa rreshta bashkëshortes me rastin e Ditës së të Dashuruarve.
Postimi i fundit erdhi dy ditë përpara se ai të ndërroi jetë në një qeli ruse në Arktik.
“Zemër, gjithçka është si një këngë me ty”, shkruan në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale.
“Ka qytete mes nesh, stuhi bore blu dhe mijëra kilometra. Por e ndjej se je afër çdo sekondë dhe të dua gjithnjë e më shumë”, pohoi ai.
Ndërkohë, gruaja e Navalnyt, Julia ka folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.
“Vladimir Putin është personalisht përgjegjës për të gjitha gjërat e tmerrshme që po i bëjnë vendit tim”, tha ajo.
Крошка, у нас с тобой все как в песне: между нами города, взлетные огни аэродромов, синие метели и тысячи километров. Но я чувствую, что ты рядом каждую секунду, и я люблю тебя все сильнее ❤️ pic.twitter.com/gnnTf7RYrR
— Alexey Navalny (@navalny) February 14, 2024
Ndryshe, Navalny u shfaq në humor të mirë gjatë një seance gjyqësore ditën e djeshme ndërsa sot u njoftua se ka ndërrua jetë në një qeli në Arktik.
Kujtojmë se politikani 47-vjeçar, ish-avokat që hyri në politikë më shumë se një dekadë më parë duke kritikuar udhëheqjen e presidentit rus dhe korrupsionin e përhapur, ndodhej në burg rreth 60 kilometra në veri të Rrethit Arktik.
Navalny, i cili ishte dënuar me burg deri në moshën 74-vjeçare, kishte paralajmëruar se Rusia e Putinit drejtohet nga “hajdutë dhe kriminelë” dhe se një ditë do të ketë ndryshime sizmike dhe rebelim.
Navalny mobilizoi protesta të mëdha antiqeveritare përpara se të burgosej në vitin 2021, pasi i mbijetoi një atentati me helmim. /Telegrafi/