Telegrafi

“Zemër” e Dhurata Dorës thyen një tjetër rekord, certifikohet me ‘platinum gold’ për miliona dëgjime në platformat muzikore

Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora dhe reperi algjerian, Soolking, në prill të këtij viti sollën bashkëpunimin “Zemër” që u shndërrua në hit.

Kjo këngë u prit mjaft mirë nga publiku dhe në platformën YouTube tashmë ka grumbulluar afro 200 milionë shikime – një rekord jashtzakonisht i madh.

Së fundmi, është vet Dhurata, e cila i ka njoftuar fansat e saj për një tjetër arritje të këtij projekti.

Gjatë ditës së sotme (e martë), Dhurata njoftoi se “Zemër” u certifikua si ‘Platinum Gold International’, kënga më e dëgjuar në platformat muzikore, si iTunes dhe Spotify.

“Nuk kam fjalë tjera përveç faleminderit, ‘Zemër’ vlerësohet si e artë, ju dua”, ka shkruar Dhurata, e cila tashmë është shndërruar në një yll ndërkombëtar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dhurata Dora

Theksojmë që prapa këtij hiti nuk ka dyshim se qëndron shtëpia e hiteve, RedBox, përkatësisht producenti i njohur, Big Bang Beats. /Telegrafi/