Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora dhe reperi algjerian, Soolking, në prill të këtij viti sollën bashkëpunimin “Zemër” që u shndërrua në hit.
Kjo këngë u prit mjaft mirë nga publiku dhe në platformën YouTube tashmë ka grumbulluar afro 200 milionë shikime – një rekord jashtzakonisht i madh.
Së fundmi, është vet Dhurata, e cila i ka njoftuar fansat e saj për një tjetër arritje të këtij projekti.
Gjatë ditës së sotme (e martë), Dhurata njoftoi se “Zemër” u certifikua si ‘Platinum Gold International’, kënga më e dëgjuar në platformat muzikore, si iTunes dhe Spotify.
“Nuk kam fjalë tjera përveç faleminderit, ‘Zemër’ vlerësohet si e artë, ju dua”, ka shkruar Dhurata, e cila tashmë është shndërruar në një yll ndërkombëtar.
Theksojmë që prapa këtij hiti nuk ka dyshim se qëndron shtëpia e hiteve, RedBox, përkatësisht producenti i njohur, Big Bang Beats. /Telegrafi/