Site icon Telegrafi

Zemër bajgash, dhuratë gruas për Shën Valentin

Një burrë nga Minnesota krijoi për Shën Valentin një dhuratë për bashkëshorten e tij 37 vjeçare, në pronën e fermës së tij rreth 12 kilometra në juglindje të Albert Lea.

Bruce Andersland i tha gazetës lokale “Alberta Lea Tribune” se ai e filloi projektin me traktorin e tij dhe shpërndarësin e plehrave të mërkurën dhe e përfundoi atë të enjten.

Bashkëshortja e tij, Beth, tha se kjo është dhurata më e madhe dhe më origjinale që ajo ka marrë ndonjëherë për Shën Valentin. /Telegrafi/
 

Exit mobile version