Kryetari i Çekisë, Millosh Zeman në fillim të qershorit do ta vizitojë Maqedoninë, bëri të ditur zëdhënësi i tij Jirzhi Ovçaçek, duke e njoftuar agjendën e sivjetme të shefit të shtetit çek, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Udhëtimi për në Shkup, siç lajmëron raportuesi i AIM nga Praga, do të jetë midis 8 dhe 10 qershorit dhe njëra nga temat kryesore gjatë vizitës do të jetë kriza e emigrantëve.
“Përmes kufirit të Maqedonisë në periudhën e shkuar kanë kaluar me mijëra refugjatë. Sipas kësaj, mund të supozohet që do të diskutohet për çështjen e emigrantëve gjatë takimeve dypalëshe në Maqedoni, ka thënë Ovçaçek.
Përndryshe Zeman është kundërshtar i ardhjes së emigrantëve mysliman në Evropë./Telegrafi/