Gadishulli i Krimesë i takon Rusisë, deklaroi presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman.
“Politikanët më të lartë në botë tashmë e dinë se Krimea nuk mund t’i kthehet Ukrainës”, tha ai sipas një raporti nga portali çek i lajmeve, parlamentnilisty.cz.
Zeman shtoi se “ish-lideri sovjetik, Nikita Hrushovi, bëri një marrëzi të pafalshme, kur ia kaloi Ukrainës gadishullin në vitin 1954”.
Edhe pse presidenti i Republikës Çeke ka qenë vendosmërisht mbështetës i Rusisë, Qeveria e qendrës së majtë ka refuzuar ta njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia.
Të martën, kryeministri çek, Bohuslav Sobotka, iu bashkua Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë në mbështetje të Ukrainës për sovranitet dhe integritet territorial.