Telegrafi

Zeman ka një mesazh për Moggin pas afrimit te Partizani

Zdenek Zeman ka folur sërish sot rreth Luciano Moggit.

Ky i fundit ditë më parë u zyrtarizua si këshilltar i presidentit të Partizanit, Gazment Demi.

“Mendoja se e kishte mbyllur me futbollin në vitin 2016, e ka thënë ai vetë. Tek e fundit, nuk më befason ky vendim i tiji, shpresoj që të mos bëjë dëme edhe në Shqipëri”, deklaroi trajneri çek i Pescarës.

Kjo deklaratë e 69-vjeçarit vjen një ditë pasi u shpreh se nuk ndjehej aspak i çuditur me rikthimin në futboll.

Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, i përjashtuar nga drejtësia italiane nga të gjitha veprimtaritë që lidhen me futbollin përtej Adriatikut. /Telegrafi/