Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se vendimi i ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrikë do të jetë i papërballueshëm për qytetarët.
“Është mirë të trajtohet me seriozitet kjo çështje. Tash sapo u njoftuam se vendimi i ZRRE-së është për rritje 100% të energjisë elektrike dhe kjo dot ë jetë e përballueshme për qytetarët. Kuvendi duhet të vie me rekomandime të sakta për eliminimin e këtij defekti që po ndodh”, u shpreh Zemaj në seancën e sotme të Kuvendit.
Zemaj shtoi se ZRRE këtë vendim e ka marrë në kundërshtim me të gjitha hapat.
“ZREE ka marrë vendim në kundërshtim me të gjithë hapat, nuk e pa prit votimin e propozim rezultues që e parandalon këtë dhe e ka ditë që është procedurë, kem pas propozime nga Qeveria dhe ministrat e linjave, nuk e ka prit të dëgjojë zërin e qytetarëve”, tha Zemaj.
Ai shtoi se LDK e përkrahë pjesën e debatit dhe se do të dalim me një rekomandim për ta parandaluar këtë gjë, nëse ekziston vullneti i përgjithshëm. /Telegrafi/