Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka falënderuar për bashkëpunimin dhe ndihmën ndaj vendit të tij.
Zelensky thotë se vetëm duke qenë së bashku mund të arrihet paqja.
“Ne mbështesim edhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por duhet edhe ju të na mbështesni ne. Faleminderit për bashkëpunimin. Ajo u shpreh edhe nga Rama, është e një rëndësi e madhe për ne. Ukraina si edhe gjithë rajoni i Evropës Juglindore, duhet të vijojmë që së bashku të ecim para, të merrni pjesë në samitin global të paqes, të na mbështesni në planin me 10 pika për paqe. Puna për paqe është një punë që duhet ta bëjmë të gjithë së bashku. Lufta dhe ne jemi shumë më shumë se një person i vetëm agaresori. Më lejoni të falënderoj për këtë samit Ramën, lavdi Ukrainës”, tha Zelensky.
I pyetur nga gazetarët për rrezikun nga lufta, Zelensky e ka konsideruar Presidentin e Rusisë Vladimir Putinin si një Adolf Hitler i dytë. “Hitleri part 2, nëse po flasim për Netflix”, tha Zelensky.
“Së pari kam patur një takim shumë të mirë me Macron dhe ishte një takim me shumë nisma. Jo një nismë, por shumë dhe do të flas për të gjitha ato, koalicioni për artilerinë. Gjëra shumë konkrete. Ne duhet të mbrohemi dhe do të thotë që duhet të kemi vendime konkrete. Prandaj nuk mund të ndajë shifrën për artileri apo armatime, pra ne na duhet që të mbijetojmë, kjo do të thotë që gjithçka, çdo lloj ndihme duhet të na arrijë në kohë. Kjo është nisma më e mirë e të gjithëve, që të na i sillni armatimet në kohë. Nëse është marrë vendimi që do na mbështesni, nëse do fitojmë apo jo kjo varet nga kjo pikë. Ne folëm shumë për çështje të inteligjencës, dronë, bashkëprodhim”, tha Presidenti i Ukrainës.
“U fol për disa ide se si mund të fuqizohej Ukraina dhe tha se do i ndajë me mua kur të vijë në Ukrainë, në mes të këtij muaji, në mes të marsit. Ai do i ndajë këto ide me mua kur të takohemi sepse do njoh me hollësi planin e tij. Kur ne ndajmë me njëri tjetri, nisma iniciativa, këto janë hapi i dytë i katërt, por hapi i parë është mbrojtja. Ne kemi disa pyetje për këto paketa, europianë dhe SHBA. E falënderojmë SHBA, BE dhe Mbretërinë e bashkuar, por duhet të qëndrojmë të fortë se s’kemi alternativë, se të gjithë ne duhet të përballemi me një vrasës. Hitleri part 2, nëse po flasim për Netflix. Është një rrezik i madh që i kanoset jetës sonë, të gjithë duhet të përgatitemi që të jemi të fortë, për hapat e tjerë që do marrë Putin. Nëse nuk e bëjmë këtë ose nëse duam që ai mos tia dalë mbanë ne duhet t përgatitemi për luftë, me armatime. Ne dua të jemi të fortë, ne Putin duhet ta mundim”, tha Zelensky.
Ai tha se lufta është reale dhe kërkon sakrificë nga populli i Ukrainës, duke kërkuar ndihmën e vendeve aleate për të fituar luftën.
Presidenti ukrainas Zelensky u shpreh se “çdo komb ka nevojë të respektohet, ka nevojë për sigurinë. Gjithashtu këto janë elementë, parime që përkufizon çdo gjë të mirë që mund të ofrojë një komb, rendi botëror dhe kombëtar”. /Telegrafi/