Site icon Telegrafi

Zelensky: Putin duhet të shkojë në ferr, por fillimisht duhet të ballafaqohet me drejtësinë për krimet e luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Vladimir Putin do të duhej të shkonte në ferr, por fillimisht sipas tij duhet të ballafaqohet me drejtësinë për krimet e luftës gjatë pushtimit brutal në Ukrainë.

Zelensky tha se presidenti rus duhet të ballafaqohet me drejtësinë, pasi që burrat e tij me urdhrin e tij kanë kryer skena horrori në tërë territorin e Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Duke folur para gazetarit Daiv Muir të ABC pas vizitës në Bucha, Zelensky pranoi se ka akoma forca që tentojnë ta vrasin.

Këto deklarata po vijnë në kohën kur në tërë territorin e Ukrainë po zhvillohen luftime të ashpra – e në veçanti në lindje.

E gjatë ditës së sotme, forcat ruse kanë bombarduar sërish pranë centralit më të madh bërthamor në Evropë – Zaporizhzhia, ku nga frika se mund të vie deri te ndonjë katastrofë bërthamore është shkyçur nga rrjeti.

“Para se Putin të shkojë në ferr, duhet të ndalet për një gjykim fer dhe të pavarur për krimet që i ka kryer kundër ukrainasve”, shtoi Zelensky për ABC.

I pyetur pas vizitës në Bucha ku ishte kryer masakra mbi civilët ukrainas nga ana e ushtrisë së Putinit, gazetari Muir e pyeti Zelensky se si do të jetë gjykimi për ata që janë përgjegjës për këto tmerre.

“Nuk e fshehe zemërimin sa ishe atje. Si çdo person i civilizuar, njeri i civilizuar, mendoj se ata duhet të shkojnë në ferr, por ta kenë edhe një gjykim fer”, tha lideri i kombit që është rrethuar nga ushtria e Putinit.

Ndërkaq i pyetur për informacionet që i ka lidhur me dëshirën e rusëve për ta vrarë, Zelensky i tha Muriti se informacionet që i ka janë të njëjtë që nga fillimi i luftës.

“Jeta e juaj është në rrezik. Çfarë të thonë nga inteligjenca ukrainase? A të dëshiron Rusia të vdekur?”

“Informacionet janë ato që kanë qenë nga fillimi, rusët akoma më duan të vdekur”, shtoi Zelensky. /Telegrafi/

Exit mobile version