Site icon Telegrafi

Zelensky për Shqipërinë: Të vegjël në hartë, por me zemër të madhe

Zelen (Foto: Ukrainian Presidential Press Office)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale bashkë me videon e fjalimit të tij në Kuvendin e Shqipërisë. 

Pasi foli në parlamentin shqiptar këtë të martë, Zelensky ka publikuar në Facebook një mesazh dedikuar marrëdhënieve Shqipëri-Ukrainë.

“Dekada më parë, Ukraina dhe Shqipëria zgjodhën rrugën e demokracisë dhe integrimit evropian. Ne nuk devijuam nga kjo rrugë. Së bashku, ne jemi të përkushtuar për zhvillimin e lirisë dhe një Evropë të bashkuar. Dhe unë besoj se kur të vijë koha për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, vota juaj do të jetë në mbështetjen tonë”, ka thënë Zelensky.

Lexo po ashtu Zelensky i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë: Mbështetja juaj ndaj Ukrainës më kujton shenjtoren Nënë Tereza

“Jam i sigurt që tani të gjithë në botë po tregojnë karakterin e tyre të vërtetë. Dikush është i madh në përmasa, por shumë i vogël kur duhet të jet i guximshëm. Dhe dikush është i vogël në hartë, por përzemërsia është një nga më të mëdhatë. Faleminderit Shqipëri! Ju falënderoj për mirësinë tuaj”, shkruan Zelensky. /Telegrafi/

Exit mobile version