Shoqata “Zelena Lupa” njoftoi se sot do të publikojë paditë penale të dorëzuara në Prokurorinë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe iniciativat për mbajtje të përgjegjësisë nga gjykatësit, të dorëzuara në Këshillin për vërtetimin e fakteve.
Këto padi dhe iniciativa shoqata “Zelena Lupa” i ka dorëzuar ndaj gjykatësve që sipas tyre, janë përgjegjës për arratisjen e dy të akuzuarve nga PSP-ja, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Padi penale dhe iniciativa për mbajtje të përgjegjësisë do të ngriten për gjykatësit të cilët janë përgjegjës për ikjen e të akuzuarve dhe për të cilët ekzistojnë dyshime për përgjegjësi në lidhje me ikjen e Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit”, thonë nga “Zelena Lupa”.
Ish-drejtori i Drejtorisë së pestë në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Goran Grujovski dhe punonjësi Nikolla Boshkovski, nuk do ta marrin rrogën e muajit gusht nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Marrëdhënia e tyre e punës ka pushuar, prej kohës kur është caktuar paraburgimi, ka sqaruar ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.
Më saktë shoqata ka dorëzuar padi penale kundër 10 gjykatësve, mes të cilëve edhe për kryetarin e Gjykatës së Laertë-Jovo Vangellovski. Të gjithë të raportuarit sillen nga lënda e PSP-së.
Padi penale është dorëzuar edhe kundër gjykatësve: Lenka Davitovska, Tatjana Mihajllova, Dijana Gruevska, Liljana Shopova, Safet Kadriu, Cvetanka Periq, Faik Arsllani, Risto Katavenoski dhe Xhemail Saiti.
Këto padi dhe iniciativa shoqata “Zelena Lupa” i ka dorëzuar ndaj gjykatësve që sipas tyre, janë përgjegjës për arratisjen e dy të akuzuarve nga PSP-ja, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski.
Përndryshe i arratisuri Grujovski dhe Boshkovski, janë në arrati prej 26 korrikut, të cilët akuzohen në lëndën ‘Fortesa’ dhe ‘Shënjestra’./Telegrafi/