Autoritetet shëndetësore në Zelandë të Re, kanë thënë se më 22 maj është diagnostikuar një i sëmurë me coronavirus dhe që atëherë, nuk ka pasur asnjë rast të ri.
Në këtë formë, janë bërë 15 ditë që kur nuk është raportuar për asnjë rast të ri të këtij virusi të kthyer në pandemi, transmeton Telegrafi.
Deri më tani, në Zelandë të Re shënon 22 viktima nga coronavirusi, derisa 1,504 janë infektuar.
Meqenëse nuk ka raste të reja dhe situata është nën kontroll, nga e hëna largohen të gjitha ndalesat dhe banorët pritet t’i kthehen jetën normale si më parë.
Si pasojë e pandemisë me coronavirus, në mbarë botën deri më tani kanë vdekur 395 mijë njerëz, janë infektuar 6.7 milionë njerëz, derisa 2.7 janë shëruar. /Telegrafi/