Zelanda e Re nuk ka asnjë pacient në spital me coronavirus, dhe për pesë ditë me radhë nuk ka raportuar raste të reja.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pacienti i fundit u lirua nga spitali në Auckland, dhe ky rast shënon suksesin e radhës së përgjigjes ndaj pandemisë së coronavirusit.
Ndryshe Zelanda e Re konfirmoi rastin e saj të parë më 26 shkurt, ndërkaq mbylli kufijtë e saj më 19 mars, e që në fund shtriu bllokimin e saj të plotë, disa ditë më vonë.
Suksesi i fundit do të thotë se bllokimi në vend mund të hiqet praktikisht brenda disa javësh, ndërsa janë shqyrtuar planet për të rifilluar udhëtimet në Australi.
Numri i të infektuarve prej 1,504 nuk ka ndryshuar që nga e premtja e kaluar, ndërsa numri i të vdekurve në 21 nuk është rritur që nga data 6 maj.
Raportohet se vetëm 21 persona janë të infektuar aktualish nga virusi, dhe asnjëri prej tyre nuk ka nevojë për trajtim në spital. /Telegrafi/