Site icon Telegrafi

Zelanda e Re dhe Australia hyjnë në Vitin e Ri 2022 – festojnë me fishekzjarrë

Zelanda e Re është një ndër vendet e para që shënon Vitin e Ri – derisa festoi hyrjen në vitin 2022 me një shfaqje fishekzjarrësh në Sky Tower në Auckland.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, turmat janë lejuar të mblidhen në qytet për herë të parë që nga gushti, pasi Auckland u zhvendos nga e kuqja në portokalli sistemin me ngjyra të COVID-19 të Zelandës së Re.

Derisa Zelanda e Re është një nga vendet e para që solli Vitin e Ri, festimet e saj ishin kërcënuar nga masat kufizuese të coronavirusit.

Vendi ose vendet e para në botë që shënojnë Vitin e Ri janë vendet e vogla ishullore të Paqësorit, Tonga, Samoa dhe Kiribati/Ishulli i Krishtlindjeve.

Ndërkohë edhe Sydney filloi vitin 2022 me 6 ton fishekzjarre shumëngjyrëshe në sfondin e “Harbour Bridge” dhe “Opera House”.

Ndryshe nga viti i kaluar, dhjetëra mijëra spektatorë u lejuan këtë herë për të parë drejtpërdrejt spektaklin, pavarësisht nga një rritje e mprehtë e numrit të rasteve me coronavirus në rajon.

Megjithatë, të gjithë pjesëmarrësit duhej të blinin një biletë për një nga rreth 30 pikat e shikimit.

Qytetarët pa rezervim apo vaksinim duhet të shmangin qendrën e qytetit nëse është e mundur, kishin këshilluar organizatorët. /Telegrafi/

Exit mobile version