Site icon Telegrafi

Zekirja Shabani zgjedhet kryetar i AGK-së

Anëtarët e Bordit janë zgjedhur Blerta Aliu nga gazeta Koha Ditore, Dardan Hoti nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress, Enis Veliu nga gazeta Zëri, Shkëlqim Hysenaj nga televizioni Kohavision, Fidan Rama nga gazeta Tribuna, Arben Llapashtica nga televizioni Kohavision, Ngadhënjim Kastrati nga nga Radio Televizioni i Kosovës dhe Arsim Halili nga Radio Televizioni i Kosovës.

 


 

Jo më AGPK, por vetëm Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK)

Nga sot, AGPK-së i hiqet fjala Profesionist, do quhet vetëm Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK). Ndërsa, bordi i këtij asociacioni do të ketë 8 anëtarë e jo 6 siç i kishte deri tani.

Kështu kanë marr vendim mbi 200 gazetarë të Kosovës.

Ndërsa, emrat e kandidatëve për kryetarë, në mbledhjen që po mbahet, janë Shkumbin Ahmetgjekaj – RTK, Parim Olluri – JNK, Artan Mulliqi – RTV21, Zekirja Shabani – Tribuna dhe Milaim Krasniqi – Radio Kosova.

Rreth 200 gazetarë të mediave në Kosovë, janë mbledhur sot për të zgjedhur Kryetarin dhe anëtarët e bordit të Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Kosovës (AGPK). /Telegrafi/
 

Exit mobile version