Prishtina ka vendosur që skuadrën për edicionin 2020/2021 t’ia besojë Zekirija Ramadanit.
Armend Dallku që ishte trajner, pas mosmarrëveshjeve me kryesinë e klubit është larguar.
Trajneri shkupjan që e ka fituar dy herë titullin në Kosovë, ka filluar punën te Prishtina, shkruan Telegrafi.
Ai sot ka stërvitur skuadrën në Istog, atje ku Prishtina është duke i zhvilluar përgatitjet për edicionin e ri.
Trajneri ka nënshkruar me klubin, por ende nuk janë bërë të ditura detajet e marrëveshjes.
Ramadani e ka fituar më parë titullin e kampionit në Kosovës me Trepçën ’89 dhe Feronikelin. /Telegrafi/