Telegrafi

Zekirija Ramadani e nis punën te Drita, futbollistët mbajnë seancën e parë stërvitore nën urdhrat e shkupjanit

Zekirija Ramadani e ka nisur punën e tij te Drita pas zyrtarizimit ditën e sotme.

Telegrafi mbrëmë kishte raportuar se Zeka kishte arritur marrëveshje me klubin gjilanas, derisa zyrtarizimi i tij u bë ditën e sotme.

Ai ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë me Dritën, ku synim do ta ketë ta rikthejë këtë skuadër te trofetë.

Tanimë Ramadani ka kryer seancën e parë stërvitore me futbollistët e klubit bardhekaltër.

Në fotot e publikuar nga Drita shihet një atmosferë e mirë, derisa Ramadani do të debutoj si trajner i Dritës në sfidën ndaj Feronikelit ’74 në fundjavë. /Telegrafi/