Sapo iniciativa e OBRM-PDUKM-së të mbërrijë në Kuvned, e cila kërkon të marret pozicion si Kuvendi bullgar e cila miratoi deklaratën për të konfirmuar identitetin maqedonas, ne do ta debatojmë atë, tha për “Analiza24”, Muhamed Zekiri nga LSDM.
“LSDM nuk do të lejojë që identiteti i vendit tonë të diskutohet në negociatat me Bullgarinë fqinje. Ne e dimë që me marrëveshjen me Greqinë nuk kemi humbur asgjë, por kemi fituar që vendi ynë është anëtar i NATO-s, tani kemi një situatë të re me Bullgarinë, ata janë para zgjedhjeve dhe përdorin Maqedoninë për të rritur rejtingun e tyre.
Në negociata do të gjejmë një zgjidhje në të cilën të dy palët nuk do të ndjehen të dëmtuar. LSDM nuk do të lejojë që identiteti të kontestohet. Ne mund të arrijmë një marrëveshje me fqinjët tanë me një politikë të arsyeshme”, tha Zekiri./Telegrafi/