Telegrafi

Zekiri: Me një njësi zgjedhore humb BDI dhe jo shqiptarët

Nënkryetari dhe deputeti i partisë maqedonase në pushtet LSDM, Muhamed Zekiri thotë se me një njësi zgjedhore humb Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe jo shqiptarët, ashtu siç pretendon partia në fjalë.

Sipas përllogaritjeve të Muhamed Zekirit, nëse zgjedhjet e vitit 2016 do të mbaheshin me një njësi zgjedhore, atëherë tre partitë shqiptare do të kishin 21 deputetë dhe jo 20 siç është tani, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në fakt BDI nuk do te kishte 10 por 9 deputetë, ndërsa tri partitë opozitare shqiptare ne vend se te kishin 10 deputetë sa kanë për momentin do te kishin gjithsej 12.

Lexo po ashtu Grubi: Një njësi zgjedhore, është përpjekje për defaktorizimin e shqiptarëve

Në fund Zekiri shkruan edhe sa deputet do të ishin nga gjithë partitë duke nisur nga OBRM-PDUKM 48, LSDM me 47 deputetë, BDI me nëntë, Lëvizja Besa me gjashtë, Aleanca për Shqiptarët me tre, PDSH me tre OBRM për Maqedoninë dy, E majta një dhe Blloku i tretë një deputet./Telegrafi/