Telegrafi

Zekiri: Nëse shlyhet PSP-ja, pushteti duhet të merr përgjegjësi për tensionet që do të ndodhin (Video)

Ish-gazetari dhe tani anëtarë i Komitetit qendrorë në LSDM, Muhamed Zekiri në emisionin ‘Debati’ ka folur për shlyerjen e punës së PSP-së dhe se kush do të mbajë pasojat e tensioneve nëse Gjykata Kushtetuese e shlyen punën e PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen se a do ketë tensione nëse Gjykata Kushtetuese e shpall jo si kushtetuese PSP-në? Zekiri përgjigjet ”

“Jo vetëm tensione por për gjithcka që do të ndodh më pas përgjegjësinë do ta marrin partitë në pushtet OBRM-PDUKM dhe BDI. Prokuroria Speciale nuk guxon të preket. Ky është mesazh i qartë edhe nga ndërkombëtarët mirëpo ata që janë të përlyer me krim, shihet qartë se nuk duan kjo të ndodhë.” tha ai./Telegrafi/