Site icon Telegrafi

Zekiri: Laptopët janë donacion dhe nuk janë për përdorim personal të deputetëve

Nënkryetari dhe deputeti nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri për laptopët e blerë nga Kuvendi tha se janë donacion dhe nuk janë për përdorim personal të deputetëve.

“Deputetët nuk e kanë ditë se çfarë po ndodh. Ata janë thes boksi dhe të gjithë mendojnë se kemi kërkuar ato laptopë. Është projekt me vite dhe vitin e kaluar është marrë vendim që të furnizohen kompjuterë me donacion nga ambasada e Zvicrës për shërbimin kuvendar dhe jo për deputetët”, tha Zekiri.

Ai sqaroi se kanë kompjuterë zyrtar nëpër zyrat e tyre dhe po ashtu kanë edhe tableta që i mbajnë dhe në fund të mandatit i kthejnë sërish.

Zekiri potencoi se paratë për laptopët nuk janë paguar nga buxheti por janë donacion./Telegrafi/

Exit mobile version