Site icon Telegrafi

Zekiri: Kur do të gjejmë zgjidhje të përbashkët, atëherë do të ketë marrëveshje për Prokurorinë Publike

Nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri, në një intervistë për TV24 tha se negociatat për Ligjin e ri për Prokurorinë Publike akoma nuk kanë përfunduar, duke shtuar se qëllimi është që të arrihet marrëveshje në interes të drejtësisë.

Ai tha se kur do të gjendet zgjidhje e përbashkët, atëherë do të ketë marrëveshje për ligjin e ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zekiri deklaroi se LSDM është e gatshme që opozita të propozojë prokuror të ri, i cili do të ketë besueshmëri dhe do ta ndjek krimin dhe do t’i zbardh të gjitha lëndët e hapura.

“OBRM-PDUKM kërkon prokuror që do t’i amnistojë kriminelët e ish-udhëheqësisë së tyre. Kjo është e papranueshme”, tha Zekiri./Telegrafi/

Exit mobile version