Site icon Telegrafi

Zekiri dhe Ademi përgënjeshtrojnë lajmin se do të jenë bartës të listës së LSDM-së në njësinë numër 6

Edmond Ademi dhe Muhamed Zekiri për Telegrafi Maqedoni e kanë përgënjeshtruar lajmin se njëri prej tyre do të jetë bartës në listën zgjedhore numër 6 të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë.

Muhamed Zekiri ka thënë për Telegrafi Maqedoni se është ende herët të flitet për lista zgjedhore dhe i klasifikon këto informacione si trillime.

Edhe Edmond Ademi ka folur për Telegrafi Maqedoni se këto lajme janë të pavërteta dhe se së bashku me LSDM-në kanë përgënjeshtruar këtë lajm.

Nga LSDM gjithashtu e kanë përgënjeshtruar lajmin se do të kenë Ademin ose Zekirin si bartës të listave të kësaj partie. ”Gruevski është në panikë dhe tani nëpërmjet mediumeve të tyre shpif dhe trillon. Teksti në ”Dnevnik” edhe një herë tregon se informimi bëhet jashtë çdo standardeve. Ne i respektojmë dallimet dhe për këtë Gruevski është në panikë” thuhet në deklaratën e dërguar nga LSDM deri tek Telegrafi Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version