Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri për “TV21” tha se ato që reagojnë kundër propozimit për shkurtimin e pagave të funksionarëve dhe administratorëve, nuk e kanë analizuar situatën mirë.
“Ata që reagojnë në formë histerike qoftë parti politike ose individë të caktuar ata e tregojnë egoizmin e vetë dhe nuk e analizojnë situatën mirë dhe çfarë do të thotë nëse nuk ndërmarrin në kohë hapat e nevojshme për të kapërcyer një situatë të vështirë ekonomike që mund të jetë edhe më e rëndë”, tha Zekiri.
Më herët Zoran Zaev propozoi që qeveri të shkurtojë pagat e funksionarëve dhe dhe të punësuarve në sektorin publik, si masë me ballafaqimin me gjendjen e coronaviursit në vend./Telegrafi/