Telegrafi

Zeka: Viti më i keq për investimet e huaja

Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane, ka thënë se investitorët e huaj kanë humbur interesimin për Kosovën.

“Kemi pritur që do të jetë një vit më i mirë në aspektin e tërheqjes së investimeve të huaja, mirëpo ky vit ka qenë ndoshta viti kur kemi parë interesimin më të vogël të mundshëm jo vetëm të kompanive amerikane por edhe të kompanive tjera. Ky vit ka qenë pra viti kur kemi parë interesim më të vogël të mundshëm”, ka thënë Zeka.
Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane, ka thënë se investitorët e huaj kanë humbur interesimin për Kosovën. Raporti i Progresit, sipas tij pasqyron shumë qartë gjendjen jo të mirë në ekonomi. Mos luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar shihet si arsye e gjendjes së rëndë ekonomike në vend vlerëson Zeka.

Në një intervistë për gazetën Tribuna, ai ka thënë se ngërçi politik po ndikon në shumë aspekte të zhvillimit normal të Kosovës, ndërsa viti 2014, sipas Zekës, do të mbahet mend për mos interesim të kompanive të huaja për të investuar në Kosovë. Zeka ka thënë se as kompanitë amerikane e as ato evropiane nuk janë duke shfaqur interesim për ta investuar kapitalin në Kosovë. /Telegrafi/