Site icon Telegrafi

Zeka: Fitore e vështirë, vazhdojmë tutje

Skuadra nga Drenasi me vështirësi kaloi në raundin tjetër pasi eliminoi ekipin nga Liga e Parë KEK-un pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3-2, pasi loja e rregullt përfundoi 1-1.

Golashënuesi i vetëm i ‘Niklit’, Mevlan Zeka tha se kushtet për lojë nuk ishin të mira, por që fitohet ngajnëherë edhe duke vuajtur.

“Ndeshja nuk ishte aq e mirë duke parë edhe kushtet për ndeshje. Fusha e vendasve ishte me baltë dhe bari ishte më i rritur gjë që na pamundësoi ta bëjmë lojën tonë”, tha Zeka për Telegrafin.

“Edhe pse patëm vështirësi në fushë, nganjëherë fitohet edhe duke vuajtur”.

“Pas vështirësive që patëm në këtë ndeshje, tani jemi të koncentruar për ndeshjet e radhës dhe për të vazhduar tutje me suksese”, përfundoi Zeka. /Telegrafi/

Exit mobile version