Site icon Telegrafi

Zejtarët kërkojnë pagë minimale të pakthyeshme nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut

Zejtarët janë në gjendje të vështirë dhe kanë kërkuar pagë minimale të pakthyeshme derisa vazhdon pandemia në Covid-19.

Nga Oda e Zejtarëve i kërkojnë Qeverisë që tu paguajnë një pagë minimale për ta, të cilat nuk do të kthehen, ndërsa pagesa duhet të kryhet gjatë pandemisë.

“Ne i kemi përcjellë vërejtjet dhe kërkesat tona që besojmë se duhet të përmbushen. Ministri tha që të gjitha kërkesat tona do të rishikohen dhe pranohen në mënyrë që të ndihmojnë zejtarët që t’i mbajnë dyqanet të hapura dhe të ruajnë vendet e punës”, thonë nga Oda e Zejtarëve.

Ata shtojnë se nuk janë përfshirë në asnjë masë qeveritare deri më tani./Telegrafi/

Exit mobile version