Site icon Telegrafi

Zejnullahu e respekton Finlandën, por kërkon fitoren historike me Kosovën

Talenti kosovar, Eroll Zejnullahu është grumbulluar për ndeshjen që Kosova do ta luaj përballë Finlandës.

Mesfushori i skuadrës gjermane Union Berlin, ka deklaruar se janë të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit.

Ai ka thënë se Finlanda meriton respekt, por në fund do të triumfojë dëshira e madhe për fitore e kosovarëve.

“Jemi të vetëdijshëm se na pret një lojë e fortë, por besojë shumë se do të fitojmë”, tha Zejnullahu.

“Finlanda meriton respekt, por dëshira dhe vullneti i jonë për fitore është tepër i madh dhe besoj se do të arrijmë qëllimin tonë çka për fillim do të ishte diçka e mrekullueshme”, përfundoi mesfushori i talentuar. /Telegrafi/

Exit mobile version