Site icon Telegrafi

Zeinah Salahi, drejtoreshë e USAID-it në Kosovë

Zeinah Salahi, ka marr udhëheqjen e USAID-it në Kosovë, ndërsa u tha se USAID do të vazhdojë të mbështesë shoqërinë civile dhe organizatat me bazë në komunitare në mënyrë që t’i  përfaqësojnë sa më mirë nevojat e qytetarëve të Kosovës dhe të punojnë me qeverinë në zbatimin e ligjeve dhe politikave që u përgjigjen atyre.

Zeinah Salahi një ditë më parë bëri betimin si Drejtoreshë e misionit të USAID-it në Kosovë, në një ceremoni të drejtuar nga administratorja e USAID-it, Samanta Power.

Në ceremoninë, e mbajtur ‘online’ morën pjesë ambasadori i ShBA.-së në Kosovë, Philip Kosnet, ushtruesja e detyrës së Ndihmës Administratorit të USAID-it për Evropë dhe Euro-Azi, Margot Ellis, stafi i USAID-it, miqtë dhe familjarët.

Power tha se “nën udhëheqjen e Zeinah, USAID-i do të vazhdojë të mbështesë shoqërinë civile dhe organizatat me bazë në komunitare në mënyrë që t’i  përfaqësojnë sa më mirë nevojat e qytetarëve të Kosovës dhe të punojnë me qeverinë në zbatimin e ligjeve dhe politikave që u përgjigjen atyre”.

Ambasadori Kosnett lavdëroi kontributin e Salahi gjatë mandatit të saj në Kosovë si Zëvendës Drejtoreshë e misionit të USAID-it dhe theksoi rolin e USAID-it në zhvillimin e Kosovës.

“Në emër të popullit amerikan, USAID-i promovon dhe demonstron vlera demokratike jashtë vendit si dhe avancon një botë të lirë, paqësore dhe të prosperueshme.

Në njoftim thuhet se objektivi i USAID-it është të mbështesë partnerët që të bëhen të vetqëndrueshëm dhe të aftë për t’i udhëhequr rrugëtimet e tyre zhvillimore, duke zvogëluar shtrirjen e konfliktit, parandaluar përhapjen e sëmundjeve pandemike dhe kundërvepruar ndaj nxitësve të dhunës, paqëndrueshmërisë, krimit transnacional dhe kërcënimeve tjera ndaj sigurisë”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version