Telegrafi

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë “shtyhet” nga truprojat e Kim Jong-Un (Video)

Vetëm pak ditë pasi mori postin e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, ka udhëtuar së bashku me presidentin Donald Trump për në Azi.

E derisa Trump po shkruante historinë si presidenti i parë amerikan që shkel në Korenë e Veriut në zonën e demilitarizuar gjatë një takimi me liderin verikorean Kim Jong-Un, Grishom nuk e ka pasur një ditë të lehtë, madje thotë se i është dashur të shtyhet me truprojat e liderit suprem, transmeton Telegrafi.

Ajo është parë duke u shtyrë me truprojat verikorean dhe reporterët të cilët donin t’ia afroheshin Trumpit dhe Kimit për të regjistruar momentin e shtrëngimit të duarve.

Aty ka pasur shtyrje mes truprojave dhe zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, e cila tentonte të ndihmonte gazetarët amerikanë që të pozicionohen në vende sa më të mira për fotografim.

E në videon e publikuar më poshtë mund të dëgjohet se si të gjithë e shtyjnë Grimshomin e cila në ato momente po u jepte instruksione gazetarëve. Gjithë këtë moment të pakëndshëm kanë mundur ta shohin qytetarët e vendeve të ndryshme të botës që ndiqnin me vëmendje këtë ngjarje.

Sipas gazetarit të CNN, Jim Acosta, Grishom i është kundërvënë truprojave të liderit të Koresë së Veriut, me ç’rast ka pësuar mavijosje nga shtyrjet. /Telegrafi/