Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, është infektuar me COVID-19 pavarësisht që është vaksinuar, e në kumtesën e saj ka theksuar se të dielën ka rezultuar pozitive në testin e coronavirusit.
Psaki nuk e ka përcjell presidentin amerikan Joe Biden në rrugëtimin e tij në Evropës, e për herë të fundit ishte parë me të gjatë të martës, transmeton Telegrafi.
Javën e kaluar, Psaki anuloi udhëtimin në Evropë ku është dashur ta shoqëroj presidentin amerikan në Samtin e G20-ës në Romë, e më pas të vazhdojë rrugëtimin në Gllasgou në konferencën për klimën.
Sharing full statement and grateful I am vaccinated and for the amazing Biden team pic.twitter.com/QDokXo47dK
— Karine Jean-Pierre (@PressSec) October 31, 2021
Fillimisht në arsyetimin e saj për anulimin e rrugëtimit, kishte thënë se bëhet fjalë për “një urgjencë familjare”.
Pasi që është vaksinuar kundër COVID-19, Psaki ka simptoma të lehta dhe se po e vazhdon punën nga shtëpia.
Planifikon të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë pas dy javëve karantinim dhe rezultatit negativ të COVID-19. /Telegrafi/