Telegrafi

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, McEnany: Nuk do të rreshtohemi përkrah Bidenit, Trump u spiunua

Kayleigh McEnany, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, ka pohuar se shefi i saj është spiunuar pa të drejtë.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka shkruar se mbështetësit e presidentit amerikan, Donald Trump, u demonizuan, sulmuan dhe u quajtën të mjerë.

“Presidenti Donald Trump u fajësua gabimisht, pa të drejtë u spiunua. Përkrahësit e tij u demonizuan, u sulmuan dhe u margjinalizuan. Ne u quajtëm të mjerueshëm, CHUMPS të pa përmirësuar”, ka shkruar ajo në llogarinë personale të Twitterit.

Ajo më tutje pohoi se “Tani prisni ne që t’i bashkohemi Joe Bidenit pa bërë pyetje? JO”.

Theksojmë se edhe disa senatorë republikanë e kanë këshilluar Trumpin të mos i pranoj rezultatet e zgjedhjeve presidenciale derisa ka vend për kontestimin e tyre.

Ndryshe, Joe Biden deri më tani ka siguruar 290 vota elektorale kundrejt Trumpit që ka 214 ndërsa fituesi shpallet kandidati që siguron 270 vota. /Telegrafi/