Site icon Telegrafi

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, “ndez” atmosferën me vallëzim e saj në samitin e Soçit (Video)

Dhjetëra personalitete që morën pjesë në samitin ASEAN në Soçi të Rusisë, mbetën me gojë hapur kur panë zëdhënësen e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke vallëzuar vallen tradicionale Kalinka.

Zakharovës i kishte “shkrepur” kjo ide 24 orë para se të fillonte samiti, derisa po kalonte pranë orkestrës derisa po ushtronin në një nga tendat, transmeton Telegrafi.

Edhe pse askush nuk kishte besuar se ajo do të ngjitet në foltore, kjo edhe ishte arsyeja pse mbetën të habitur kur e panë Zakharova duke vallëzuar vallen popullore me orkestrën që e kishte pranë, ku në këtë samit ishin të pranishëm qindra gazetarë.

Natyrisht se performanca e saj nuk kaloi pa u duartrokitur nga të pranishmit, të cilët edhe filluan të fishkëllejnë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version