Sot, në medie është raportuar se zëvendëskancelari austriak Heinz-Christian Strache, në një intervistë për gazetën serbe ‘Politiko’, ka thënë se “Kosova është pjesë e Serbisë”.
Kjo deklaratë ka nxitur reagime të ashpra, të spektrit politik në Kosovë, por edhe në Austri.
Por, është zëdhënësi i tij, Martin Glier, i cili më pastaj e ka mohuar, që shefi i tij të ketë “Kosova është Serbi”, shkruan Krone.at, përcjell Telegrafi.
Gurier thotë se Austria e ka njohur pavarësinë e Kosovës prej vendeve të para e gjithashtu përkrah perspektivën evropiane të Kosovës e të Serbisë.
“Ky është orientimi i Qeverisë Federale dhe asgjë nuk ka për të ndryshuar”, tha ai duke shtuar se “Kosova e pavarur është realitet dhe Austria e ka njohur atë”.
Ai ka theksuar se Austria duhet të luajë rolin e ndërmjetësuesit neutral dhe të kontribuojë për paqe afatgjatë në Ballkan dhe një afrim mes Prishtinës dhe Beogradit. /Telegrafi/