Site icon Telegrafi

Zëdhënësi i Qeverisë deklarohet rreth numrit të këshilltarëve të Kurtit

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës Përparim Kryeziu ka deklaruar se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka 23 këshilltarë ashtu sikurse kanë raportuar një pjesë e mediave.

Ai ka thënë se Kurti ka të emëruar 18 këshilltarë politik, katër prej të cilëve janë të jashtëm dhe shërbejnë pa pagesë.

“Përveç këshilltarëve, kabineti i Kryeministrit po ashtu përbëhet nga asistenti personal, zyrtarja e lartë ekzekutive, zyrtarja e lartë administrative, fotografi dhe asistenti i protokollit të Kryeministrit. Kjo mund të konfirmohet nga i njëjti burim nga edhe është shërbyer mediumi në fjalë, në faqen zyrtare të Kryeministrit”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Exit mobile version