Telegrafi

Zëdhënësi i presidentit Putin ka rezultuar pozitiv me coronavirus

Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitry Peskov, ka rezultuar pozitiv me coronavirus, raportojnë mediat lokale.

Sipas raportimeve, përcjell Telegrafi, Peskov ka deklaruar se është dërguar në një spital në Moskë.

“Po jam sëmurë, jam duke u trajtuar”, u shpreh ai.

Peskov, 52 vjeç ka qenë zëdhënësi i presidentit Putin që nga viti 2008, mirëpo filloi të punojë me të në fillim të viteve 2000.

Raportohet se zëdhënësi është parë për herë të fundit në publik më 30 prill në një takim me Putin, megjithëse nuk është bërë e ditur nëse të dy ishin në të njëjtën dhomë, pasi ky i fundit i ka zhvilluar të gjitha takimet e tij përmes telekonferencës në javët e fundit.

Ndryshe numri i të infektuarve në Rusi nga coronavirusi u rrit në 232 mijë, ndërsa 2,116 persona të tjerë kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/