Telegrafi

Zëdhënësi i PDK: Qeveria Kurti t’i zbres skive e të kthehet me program qeveritar

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka akuzuar Qeverinë Kurti për mungesën e programit qeverisës prej disa muajsh, ndërsa ka thënë se koalicioni aktual siç e kanë nisur bashkëpunimin e tyre nëpër hotele private, njësoj po veprojnë edhe tani duke ikur në qendra skijimi për të punuar.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se pret që Qeveria Kurti t’i zbresin skive ta të kthehen në institucione me program qeverisës.

Postimi i plotë e Avni Bytyçit:

“Premtuan që vendimmarrjen do ta bartin në institucione. Edhe pse e filluan në qoshe të hoteleve, e vazhduan pastaj në Kuvendin e Kosovës kinse për t’i dhënë frymë institucionale bashkëqeverisjes së tyre.

Na thanë që programin e kanë gati e që ju duhen vetëm 72 orë për ta bërë qeverinë.

Kështu që, kaluan gati gjashtë muaj. Qeverinë e bënë, por, programin nuk e prezantuan.

E për ta bërë programin, ata u zhvendosën nga institucionet nëpër vila private në Preballë.

Shpresoj që pasi t’i zbresin skijave të na kthehen nëpër institucione me një program”, ka shkruar Bytyçi. /Telegrafi/