Telegrafi

Zëdhënësi Arsovski nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë së RMV-së

Zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski nuk do të jetë më zëdhënës i qeverisë. Këtë e bëri të ditur sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën për media të qeverisë.

“Dua të falënderoj zëdhënësin Arsovski në emrin tim dhe në emër të Qeverisë për punën e bërë deri më tani. Sot ai i jep fund angazhimit si zëdhënës me kërkesë të tij dhe do të vazhdojë me një tjetër sfidë në karrierën e tij profesionale.

Ai ka qenë pjesë e procesit në të cilin Qeveria është vlerësuar si më transparente me transparencë 100%”, tha Kovaçevski.

Arsovski falënderoi mediat për bashkëpunimin dhe Qeverinë për besimin e dhënë./Telegrafi/