Zëdhënësi i AAK-së dhe njëherazi kandidat për deputet, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj një deklarate të Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Në reagimin e tij, Xhemaili ka tërhequr paralele mes figurave të Hajrie Spikericës dhe Donika Gërvallës, duke kritikuar gjuhën dhe qëndrimet e kësaj të fundit.
“Heroina e Manastirit të Deçanit, heroina e Sava Janjiq, heroi i Oliver Ivanoviqit, Donika dje foli si Hajrie Spikerica dikur, por një dallim qëndron tash. Hajrisë ia shkruanin shkrimet kuzhinat e Millosheviqit dhe çdo gjë shqiptare ishte e ashtuquajtur. E asaj sot nuk po dihet cila kuzhinë po ja shkruan. Ama një po dihet, gjuha është e njëjtë,” ka thënë Xhemaili.
Ky reagim vije pasi zëvendëskryeministrja Gërvalla e ka quajtur kandidatin për kryeministër nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, “gjeneral të vetëshpallur”.
“Ju e njihni të ashtuquajturin hero të Çakorrit që ju premton anëtarësim të NATO-s për tre muaj madje”.
“Vëllezër, Kosova në NATO nuk hyn as me gjeneralë të vetëshpallur e as me katër milionë euro buxhet në vit për ushtri siç ishte më parë”, shprehej ajo nga një tubim në Deçan./Telegrafi/