Telegrafi

Zebra për pak sa nuk ia këputi kraharorin, policia në Ohio detyrohet ta qëllojë me pushkë kafshën – publikohen pamjet

Një zebër u qëllua për vdekje nga policia në Ohio, pasi sulmoi pronarin dhe për pak sa nuk ia këputi kraharorin.

Sulmi brutal ndodhi në Circleville, ku zyra e sherifit në Pickaway iu përgjigj thirrje pas incidentit, transmeton Telegrafi.

Besohet se zebra që ishte në pronësi të Clifton – kishte vepruar në vetëmbrojtjes duke tentuar t’i mbrojë pesë zebra femra që ishin në afërsi të tij.

“Mendoj se më ka këputur kraharorin, dërgoni një helikopter”, tha Ronald Clifton, 72-vjeç, kur i telefonoi policisë që u shfaq shpejt në vendin e ngjarjes, dhe kamerat e vendosura në uniformat e policëve shfaqin viktimën e shtrirë dhe të mbuluar në gjak.

Në video shihet zebra duke reaguar me agresivitet, derisa para saj qëndrojnë policët që pasi e kuptojnë se nuk po ndalet e qëllojnë me pushkë.

Madje sipas tyre ishte veprim i nevojshëm, pasi rrezikoheshin edhe personat e tjerë që gjendeshin përreth. /Telegrafi/