Site icon Telegrafi

Zebra nokautoi luanin dhe ia mori fytyrën para luaneshave

Por, mu sikur në film ky luan mbeti i uritur, dhe së bashku me këtë “u shpërblye” edhe me një goditje aspak të këndshme drejtë e në fytyrë.

Fotografitë e publikuara nga Daily Mail janë bërë nga një xhip në rajonin Ngorongoroa, në Tanzani. Fotografitë i bëri adhuruesi i botës bimore dhe shtazore, Thomas Whetten.

Zebra, duke mos e ditur se gjendej afër një kopeje luanësh në kërkim të një dreke të shijshme, po shëtiste nëpër bar. Papritmas nga bari doli njëri prej “makinave vrasëse” dhe sulmoi zebrën.

Luani i kërceu në shpinë viktimës së tij duke i ngulur dhëmbët thellë në mishin e saj. Zebra në luftë për të mbetur gjallë shfrytëzoi rastin dhe e goditi me këmbët e pasme drejtë e në fytyrë, duke e hedhur në tokë dhe duke e turpëruara para një grupi luaneshash. /Telegrafi/
 

Exit mobile version