Site icon Telegrafi

Zebra e arratisur kapet në mes të qytetit

Kafsha 12 vjeçare, me emrin Lima, po stërvitej jashtë një qendre jashtë arenës në përgatitje për një shou në mbrëmje kur diçka i bëri hije dhe u tremb, tha zëdhënësja Crystal Drake e cirkut “Ringling Brothers and Barnum & Bailey Circus”.

Zebra iku nga cirku kaloi gardhin dhe filloi të vrapojë në ambient të hapur. “Nuk e dimë çka e trembi zebrën, por po përpiqemi ta mësojmë”, tha Drake.

Zebra u vërejt nga qytetarët në qendër të qytetit rreth orës 4:30 pasdite, tha zëdhënësja e departamentit të transportit Monica Luck.

Lima detyroi trajnerin e saj dhe policinë që për 40 minuta ta ndjekin nëpër qendër të qytetit, duke vrapuar për kilometra të tërë. Policia bllokoi të gjitha rrugët dalëse dhe iu afruan zebrës në hyrje të një rampe të autostradës, ku trajneri i saj arriti ta kapë dhe ta lidhë, tha Drake.

“Zebra dukej e emocionuar por në formë të mirë,” tha Drake. “Trajneri e qetësoi ngadalë”. Kafsha kishte lënduar thundrat gjatë vrapimit të gjatë, por pa pësuar ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/
 

Exit mobile version